Dalin në dritë detaje të reja nga aksioni i policisë në Tiranë, ku u arrestua efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ded Ninami dhe Luan Gaci. Në mesditën e kësaj të premteje, në rrugën e Ndroqit, jashtë një lokali policia gjeti të parkuar një “Benz”.

 

Më pas, vjen edhe Xhulio Liçi me “Benz-in” e tij, ku ndodhej pasagjer edhe Ded Ninami. Këta dy të fundit dalin nga mjeti dhe shkojnë te bagazhi i makinës.

 

Në këtë moment, afrohet edhe Luan Gaci dhe të tre hapin bagazhin e makinës dhe Xhulio Liçi nxjerr një pako, që dyshohet se ishte kokaina.

 

Ky ishte çasti i ndërhyrjes së policisë. Kur pa efektivët, Liçi hodhi në tokë pakon më drogë, sipër të cilës shkruhej “Baron”. Gjatë operacionit, u sekuestrua 1 kg kokainë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *