E gjithë vëmendja e Europës dhe jo vetëm është tek mbërritja e Lionel Messit në Paris. Në Francë janë të sigurt se 6 herë fituesi i Topit të Artë do të zbarkojë këtë të martë në aeroportin e Parisit, për këtë arsye qindra tifozë kanë shkuar ta presin aty “pleshtin”.

 

“Kemi këtu gati 2 orë e gjysmë. Kur pamë se Messi do të vinte tek PSG, fillimisht na u duk si një ëndërr. Nuk e prisnim. Ai është babai i futbollit. I ngjan një jashtëtokësori, askush nuk është si ai.”

 

Mediat e njohura franceze tregojne se ylli argjentinas e ka arritur akordin me klubin parisien, ndërsa mungojnë vetëm detajet e fundit.Sipas tyre, babai i Messit ka folur me drejtuesit francez në Ibiza dhe larg vëmënedjes së mediave kanë diskutuar lidhur me kontratën e bashkëpunimit mes palëve.

 

Siç bëhet e ditur, Messi do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me gjigandët e Parisit,  nga e cila do të përfitojë 35 milionë euro neto në sezon. Përveç kësaj, ata janë të bindur  dhe tek numri që Leo Messi do të mbajë në fanellën e tij. Për shkak se numri 10 është i zënë nga braziliani Nejmar, pleshti, me shumë mundësi do të zgjedhë njërin prej numrave, 30 ose 19, të cilët më herët i ka pasur dhe tek Barcelona.

 

Edhe pse asgjë nuk është zyrtarizuar nga klubi apo vetë lojtari, në Francë janë të sigurt se sot në mbrëmje do të mbyllet gjithçka, ndërsa nesër në mëngjes do të mbahet dhe konferenca për shtyp e yllit argjentinas .

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *