Pasi shënoi përmbytjet me te renda te dekadave te fundit, duket se situata ne kryeqytetin francez po i kthehet normalitetit. Uji ka nisur te tërhiqet ne disa zona. Po kështu niveli i lumit Sena qe kaloi shfren e 6 metrave mbi normalen, ka nisur te ulet dhe tani arrin ne 4 metra. Megjithatë do te duhen 10 dite qe lumi te kthehet ne gjendjen normale. Ditet e fundit u raportuan 4 te vdekur nga përmbytjet dhe mijëra vete u detyruan te braktisnin shtëpitë nga rreziku i vërshimit te ujit.
Ulja e nivelit te ujërave ka sjelle edhe rihapjen e disa ndërtesave te artit, si ajo e ekspozitave Grand Palais, por muzetë kryesore te Luvrit dhe Orseit vazhdojnë te qëndrojnë te mbyllura dhe pritet te hapen javën e ardhshme. Përmbytjet prej disa ditësh përveç Francës përfshinë edhe Gjermaninë, Rumaninë dhe Belgjikën, duke shkaktuar 18 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *