Një akt terrorist është shënuar ne periferi te kryeqytetit francez Paris, ku një shef i policisë lokale dhe partnerja e tij, gjithashtu punonjëse policie kane mbetur te vrare ne banesën e tyre. Sulmi është kryer me thike nga nje 25 vjeçar, qe kishte shprehur mbështetjen per Shtetin Islamik. Ai kishte marre peng edhe fëmijën 3-vjeçar te çiftit. Por fale ndërhyrjes se policisë, ai arriti te shpëtonte dhe agresori mbeti i vrare. Autori i vrasjeve kishte thirrur Allahu Ekber, Zoti është i madh, ne momentin e sulmit. Ne vitin 2013 ai ishte dënuar me 3 vite burg per lidhje me nje grup xhihadist qe dërgonte rekrute ne Pakistan. Agjencia e lajmeve e ISIS, Amak, tha se ky grup është përgjegjës për sulmin. Presidenti Hollande mbajti një takim urgjent te kabinetit pas kësaj ngjarjeje te rende.

“Vrasja e një polici dhe partneres se tij është padyshim nje akt terrorist. Franca po përballet me nje kërcenim terrorist shume te madh dhe kundër tij ne kemi mobilizuar burime te shumta. Mendimet e mia shkojnë per çiftin, qe vetëm ka bere detyrën”.

Ndërsa ministri i Brendshëm francez Cazeneuve deklaroi se me shume se 100 persona qe përbenin kërcenim potencial per sulme terroriste jane arrestuar kete vit ne France. Prokuroret franceze kane nisur hetimet per kete ngjarje te rende, qe ndodh pas masakrës ne Florida dhe ne nje kohe kur vendi ka përforcuar masat e sigurisë per kampionatin Europian te Futbollit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *