Plani i Qeverisë së Francës për reforma në pensione, ka bërë që jurist, mjekë dhe pilotë të protestojnë këtë të hënë në Paris.

 

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron sapo ka nisur një nga reformat më ambicioze të saj: bashkimin e 42 sistemeve të ndryshme të pensioneve në Francë në një sistem të vetëm, të bazuar në pikë.

 

Macron këmbëngul se kjo mënyrë do të jetë më e drejtë, por disa profesione thuhet se do të humbasin.

 

Në fund të javës së kaluar, punëtorët e transportit publik në Paris kanë qenë po ashtu në grevë për shkak të reformave në pensione. Sipas këtyre reformave, ata që dalin në pension para moshës 64 vjeç po ashtu do të marrin pension më të ulët.

 

Qeveria e Francës do që parlamenti të votojë për to në fillim të vitit të ardhshëm.

 

Këto protesta, që kanë shpërthyer edhe në dhunë, janë nxitur nga zemërimi i qytetarëve për rënien e standardit të jetesës dhe gjithashtu shqetësimet e tyre se Macron po e shtyn me ngulm agjendën e tij të reformave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *