Shuma prej 80 mije dollarësh që përmenden në akuzën ndaj shtetasit Bilal Shehu erdhën nga Shqipëria. Lajmi është publikuar nga “Zëri i Amerikës”, duke cituar burime të saj nga organi i akuzës ne SHBA. Sipas këtyre informacioneve, personi në fjalë u përpoq të bëjë transferimin e këtyre parave për fushatën elektorale të presidentit Obama dhe për të futur në një takim elektoral një shtetas të huaj, i cili ndonëse nuk hyri dot, arriti të bëjë një fotografi me presidentin Obama. Një ditë më parë në një shkrim të tij agjencia “Reutes” thekson se bëhet fjalë për një foto të kryeministrit Edi Rama në vitin 2012 me kreun e Shtëpisë së Bardhë Obama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *