Harta e re miratohet në 8 tetor, socialistët nuk tërhiqen nga propozimi për ndarjen e territorit në 46 bashki

Parlamenti pritet të miratojë hartën e re territoriale me 46 bashki në datën 8 tetor. Të hënën Komisioni i Ligjeve do të kalojë kalendarin për hapat që duhet të ndjekë parlamenti deri në votimin e reformës territoriale në seancë plenare.
Parlamenti ka parashikuar që në 23 shtator të nisë prezantimi i hartës territoriale në Komisionin e Ligjeve; në 28 shtator do të zhvillohet një seancë dëgjimore më Këshillin e Ministrave, Shoqatat e bashkive dhe ekspertët, në 5 tetor do të miratohet në komision dhe në datën 8 tetor deputetët do të votojnë në seancë plenarë hartën e re territoriale me 46 bashki e cila do të aplikohet në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Vitin e kaluar parlamenti ngriti një komision të posacëm për të realizuar reformën territoriale ku mazhoranca dhe opozita kishin përfaqësim të barabartë. Komisioni përfundoi mandatin pa një produkt konsensual, dhe mazhoranca refuzoi kërkesën e demokratëve për shtyrjen e afatit të këtij komisioni.
Socialistët vendosën të paraqesin në parlament në fund të muajit korrik draftin e tyre për reformën territoriale duke propozuar ndarjen e vendit në 46 bashki, nga 61 që Shqipëria ka aktualisht. Sipas kësaj harte 15 bashki do të shkrihen; bashkia e Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas.
Prozozimi i socialistëve është kundërhstuar nga opozita e cila ka dekalruar se nuk do ta votojë këtë hartë e për më tepër do të godasë në Gjykatën Kushtetuese.
Qytetarët që banojnë në bashkitë që do te shkrihen gjithashtu kanë dalë kundër hartës së socialistëve. Prej fundit të muajit korrik në shumicën e bashkive ka pasur protesta kundër reformës territoriale ndërkohë që shumica e këshillave bashkiakë janë bahskuar më banorët e janë deklaruar kësaj harte.
Për këtë arsye procesi i miratimit të hartës teritoriale në Parlament pritet të shoqërohet me debate; por pavarësisht kësaj PS së bashku me PSD e Tom Doshit i ka 84 votat e nevojshme për të miratuar ndarjen e vendit në 46 bashki.




