E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit për sot, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimore.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër reshjet lokalisht me intensitet deri dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 2-10 m/sek, në lugina dhe bregdet era hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-16 m/sek me valëzimin në dete 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 3 deri 13°C

në zonat e ulëta 7 deri 18°C

në zonat bregdetare 11 deri 18°C./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh