E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit për sot, ulen lehtë temperaturat, kur pritet reshje shiu

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Fillimisht, moti do të jetë me kthjellime, por gradualisht do të ketë shtim të vranësirave mesatare deri të dendura, veçanërisht në zonat malore. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat maksimale në zonat malore pritet të zbresin deri në 25°C, ndërsa në ultësira dhe përgjatë bregdetit do të arrijnë deri në 35°C.

Në periudha të shkurtra dhe në mënyrë të izoluar, kryesisht në veri të vendit, priten edhe shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë