Parashikimi i motit për sot

Këtë të martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqendrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës dhe në mesditë zhvillim të vranësirave, të cilat përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1 deri 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohet me rēnie të lehtë në vlerat minimale dhe pa ndryshim ne vlerat e mesditës nga 7 deri në 25 gradë Celcius.
Rajoni i Ballkanit per ditën e nesërme pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në pjesën qëndrore të rajonit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë në formën e shtrengatave.




