Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës.
Temperaturat do të jenë shumë të larta në të gjithë territorin. Vlerat maksimale pritet të arrijnë në 41°C në Elbasan dhe Berat, 40°C në Gjirokastër, ndërsa 39°C në Tiranë, Lezhë dhe Fier.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s. Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, ajo pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1–2 ballë.
/vizionplus.tv





