E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 52 minuta më parë
Vendi

Parashikimi i motit për ditën e sotme, ç’ndodh me temperaturat

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonat luginore gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes do të ketë prezencë të mjegullës.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–juglindje me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i ulët, i forcës 1–2 ballë.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në -1°C në Korçë, Bajram Curr dhe Peshkopi, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 15°C në rang territori.

Vazhdo të lexosh

Reklamë