E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 8 minuta më parë
Vendi

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Depërtimi i mëtejshëm i masave të nxehta të ajrit do të sjellë në vend mot të kthjellët dhe në mbrëmje vranësira të larta shtresore duke sjellë dhe zagushinë. Era do te fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/s. Valëzimi në dete të forcës 2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore 19 deri 32°C
në zona e ulëta 21 deri 39°C
në zona bregdetare 20 deri 35°C

 

Reklamë

Në rajonin e Ballkanit do të ndikojnë masat ajrore të nxehta të cilat do të sjellin orë të gjata me diell dhe vranësira kryesisht në pjesën veriore të tij. Temperaturat do të pësojnë rritje vecanërisht në brigjet e Adriatikut dhe Jonit.

 

Sa i përket Kontinentit Europian europa perëndimore, një pjesë e europës qëndrore si dhe pjesa verilindore do të ndikohen nga kushte të paqnëdrueshme atmosferike ndërsa moti parashikohet me intervale kthjellimesh e vranësira deri të dendura. Reshjet e shiut hera herës do të fitojnë në këto vende intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

 

Pjesa jugore e kontinentit parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e alternime vranësirash kalimtare si dhe temperatura të larta në vlerat e mesditës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë