E shtunë, 21 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me temperaturat

Ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranët, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e qëndrës reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Pas orëve të pasdites reshjet e shiut humbasin territor duke u përqëndruar në veri por me intensitet të ulët.

Temperaturat maskimale pritet të arrijnë ën 20 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 5 gradë celcius.

Reklamë

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë