E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me temperaturat

Për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit.

Reklamë

Vranësirat e dendura në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri ën 27 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 8 gradë celcius.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16-18m/s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.