E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e premte, sa do të shënojë termometri

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në relievet malore.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri ne 35 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 17 gradë celcius.

Në mesditë deri pasdite vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët lokalisht në jugperëndim dhe qendër të vendit, po ashtu në verilindje në relievet në male.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Vazhdo të lexosh