E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 55 minuta më parë
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e premte, çfarë ndodh me temperaturat

Qarkullimi anticiklonar si dhe masat ajrore të thata që kanë përfshirë territorin tonë dhe jo vetëm gjatë ditëve të fundit do të bëjë që edhe dita e nesërme të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me alternime vranësirash në pjesën e parë të ditës si dhe mot i kthjellët në të gjithë territorin pas orëve të mesditës.

Ngricat do të vazhdojnë të jenë prezente përgjatë akseve rrugore ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë.

Era do të fryjë me drejtim lindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi deri 10-15m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.

Reklamë

Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                                            

në zona malore -3 deri 7°C                                                                                                                                                          

në zona e ulëta -2 deri 17°C                                                                                                                                                                

në zona bregdetare 3 deri 17°C

Vazhdo të lexosh

Reklamë