E shtunë, 21 Nëntor 2026 Parajsa deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 23 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 5 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë