E mërkurë, 16 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ilustrim · Vizion Plus

Edhe për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi.

Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare kryesisht në pjesën e parë të ditës për tu shtrirë më pas në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri 8-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 11°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta 7 deri 16°C                                                                                                                                                               

në zonat bregdetare 8 deri 15°C

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh