Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 17 m/s.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 12 gradë celcius.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.





