E hënë, 23 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Parashikimi i motit për ditën e diel, çfarë ndodh me temperaturat

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh me këto të fundit më të theksuara në zonën e veriut.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 17 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 2 gradë celcius.

Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në zonën e jugut dhe qendër.

Reklamë

Në zonën e jugut prej orëve të mesditës në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut reshjet e shiut të izoluara në formë pikash dhe në relievet e larta malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë