“Paranojakët e ekstremit të majtë”, Trump: Armiqtë e brendshëm janë më të rrezikshëm se Kina dhe Rusia

Donald Trump i ka mëshuar idesë se “armiku i brendshëm” është më i rrezikshëm se ata jashtë vendit.
Në një intervistë për Fox News, ai i quajti ata që kanë një pikëpamje të kundërt “paranojakë të së majtës ekstreme” dhe “armik të brendshëm”.
“Unë gjithmonë them se kemi dy armiq”, tha ai, madje duke shpjeguar se “ne kemi armikun e jashtëm dhe armikun e brendshëm që është më i rrezikshëm se Kina, Rusia dhe të gjitha këto vende”.
Ai shtoi në intervistë se ndjekësit e tij nuk do të shkaktojnë asnjë shqetësim ditën e zgjedhjeve. Por ai la të kuptohet se këtë do ta bëjnë qytetarët që e kundërshtojnë, ndaj sipas Trump duhet të përfshihet Garda Kombëtare apo edhe ushtria.
“Ne kemi disa njerëz shumë të këqij, disa njerëz shumë të sëmurë. Paranojakët e ekstremit të majtë”, tha ai dhe shtoi se “do të jetë shumë e lehtë për Gardën Kombëtare t’i trajtojë ata, nëse është e nevojshme. /vizionplus.tv




