Policia e Komisariatit Nr.5 ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në Kamëz ku është tentuar vrasja e dy personave.
Fillimisht forcat e rendit morën informacion se në Valias po ndodhte nje konflikt i ashpër midis disa personave.
Më të mbërritur në vendngjarje, uniformat blu arrestuan në flagrancë dy shtetas, konkretisht:
B.S., 40 vjeç, banues ne Valias.
S.S., 39 vjeç , banues në Valias, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” .
Po ashtu u bë i mundur bllokimi i armës së zjarrit Kallashnikov me dy karikatore me fishekë, me të cilën këta dy shtetas dyshohet se do vrisnin dy shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt ndërsa u sekuestrua dhe automjeti i autorëve të kësaj ngjarjeje tip Porsche Cayenne.




