E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Parandalohet krimi në Lushnjë, 58-vjeçari dhunon dhe kanos me thikë vajzën e tij

Policia e Lushnjës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Një 58-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vazjës së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës.

“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi V. C., 58 vjeç, banues në Lushnjë”, thuhet në njoftimin e bluve.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ky shtetas ka kanosur vajzën e tij.  /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë