Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor “Intervention” dhe ka vënë në pranga tre persona, të cilët kanosën me armë zjarri një 44-vjeçar.
Në pranga kanë rënë shtetasit Ylli Murati, 40 vjeç, Bajram Roçi, 30 vjeç dhe Bekim Çera, 30 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Nga kontrolli në automjetin e blinduar të 40-vjeçarit u gjeten 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë). Më tej, nga kontrolli fizik ndaj këtij shtetasi, u konstatua se mbante dhe 1 radio të lidhur me kanalet e komunikimit të DVP Durrës.
Në vijim të operacionit “Intervention”, nga kontrolli në banesën e babait të shtetasit të arrestuar Bajram Roçi, u gjet 1 armë zjarri pistoletë.
Policia bën me dije se njëri prej të arrestuarve rezulton me precedent për vjedhje me armë./vizionplus.tv





