Parandalohet një ngjarje të rëndë kriminale në familje në zonën e Yrshekut në Tiranë.

Forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë një shtetas 41 vjecar i cili shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten e tij

Shtetasi Ç. M. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëshorten e tij dhe po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, si dhe po e kërcënonte atë me thikë.

Shkuarja e policisë në banesë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Shërbimet e Policisë kanë prangosur shtetasin Ç. M., 41 vjeç, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë), me të cilën ky shtetas e kërcënonte për ta vrarë bashkëshorten e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *