Dy persona kanë tentuar që ti japin fund jetës së tyre në Fier dhe në Sarandë.

 

Sipas policisë së Fierit një grua 52 vjeçe me inicialet M.B., nga fshati Frashër ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur, por ka qenë ndërhyrja e shpejtë e familjarëve që ka shmangur tragjedinë.

 

52- vjeçarja është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Fier ku ka marrë edhe ndihmën e nevojshme mjekësore. Nuk dihen motivet që e kanë çuar 52-vjeçaren drejt këtij akti ekstrem

 

Ndërkohë në Sarandë, 50-vjeçari Sali Leka nga fshati Gjashtë, është dërguar në spital, në repartin e urgjencës në gjendje serioze për jetën. Mjekët i kanë dhënë diagnozën intoksikacion me fosfor organik, e llojit fostoksinë.

 

Gjithashtu bëhet e ditur se për shkak të gjendjes shëndetsore 50-vjeçari është nisur me helikopter në qendrën e toksikologjisë në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *