Dy vëllezër në Rrëshen janë arrestuar nga policia. Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Besnik Gjoka dhe Prengë  Gjoka, të cilët u kapën duke lëvizur në Rrugën e Kombit me kallashnikov me fishekë në fole dhe gati për qitje. Policia bëri me dije se ata ishin nisur për të vrarë një person.

Po në Rrëshen, policia ka arrestuar Nikollë  Karaqin, i cili u kap duke lëvizur me armën e zjarrit kallashnikov që ai posedonte, bashkë me 11 krehra dhe municion luftarak.

Në Rrëshen, në kuadër të operacionit “Repsi”, bazuar në informacionet e siguruara se 2 shtetas qarkullonin me armë dhe dyshohet se do të kryenin një ngjarje kriminale kundër personit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë, në hyrje të Rrugës së Kombit, shtetasit B. Gj. dhe P. Gj. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov me fishekë në fole gati për qitje dhe 1 armë zjarri pushkë.    

-Gjithashtu, në Rrëshen, në kuadër të operacionit Fani”, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas që posedonte një armë zjarri kallashnikov, mund të kryente një ngjarje kriminale kundër personit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar shtetasin N. K., si dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov që ai posedonte, bashkë me 11 krehra dhe municion luftarak”, njofton policia./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *