Subscribe

Përdhunimi i 15-vjeçares që tronditi opinionin publik vuri edhe një herë në pikëpyetje funksionimin e institucioneve që merren me mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve.

Përfaqësuesi i organizatës “Alo 116”, Mirgit Vataj thotë se ky tre mujor ka patur një numër më të ulët denoncimesh të abuzimeve seksuale krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por kjo sipas Vatajt vjen edhe për shkak izolimit nga pandemia.

Por, si mund te parandalohen raste te tilla? Psikologia Denata Toçe tregon të gjitha hallkat që nuk kanë funksionuar në evidentimin në kohë të këtij krimi.

Sipas Toçes, prindërit duhet të tregojnë një vëmendje të shtuar në rast se vërejnë një ndryshim të papritur te fëmijët, e cila mund te jete pasojë e përjetimit të një traume abuzimi.

Psikologet ngrenë shqetësimin se shume raste abuzimesh nuk denoncohen nga frika e paragjykimit prej shoqërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *