Shfaqja ne krye te paradës ushtarake e gjeneralit në pension Vladimir Lazareviç në “ditën e fitores” në Nish të Serbisë, është kritikuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara.

 

“Është turp që një kriminel lufte i dënuar, të marshojë para atyre qe nderojnë te rënët ne lufte”, – u shpreh ambasadori amerikan ne Beograd në një postim në twitter.

 

Llazareviç, i cili ishte komandant i korpusit të Prishtinës dhe i armatës së tretë gjatë luftës në Kosovë, është dënuar me 14 vjet burg nga tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit.

 

Ai u lirua në dhjetor të 2015 me kusht pasi vuajti më shumë se 10 vjet heqje lirie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *