112-vjetori i Pavarësisë e shndërroi Tiranën në epiqendrën e festimeve.
Për të dytin vit radhazi, kryeqyteti mirëpriti “Paradën e Shqiptarëve”, duke vënë në pah pasurinë e kulturës dhe traditave shqiptare nga të gjitha trojet.
Marshimit që nisi nga sheshi Italia drejt shehit Skënderbej, i priu figura e Skënderbeut.
“Unë si gjithmonë kam dashur dhe dua të simbolizoj këtë figurë kombetarëe që rrallë do të përsërritet në historinë shqiptare. Uroj që shqipëtarët ta kujtojnë dhe mos ta harrojnë kurrë këtë personazh. Mesazhi është që të gjthë t’i kujtojnë sa më shumë këta figura që kanë dhënë shumë për vendin tonë.
Njerëzit janë shumë kureshtarë dhe të kënaqur që na shohin” tha Shkëlzen Brahaj.
“Sot kemi ardhur si të ftuar si Skëndërbeu dhe Donika me rastine festës. Dëshira është për ta festuar me të gjithë shqiptarët për të sjellë këtë rol simbolik” tha Dorarta Koka.
Atmosfera festive u pasurua nga pjesëmarrës të të gjithë trevave shqiptare.
“Vijmë nga Peja. Kjo është festa e të gjithë shqipëtarëve. Jemi shumë të gëzuar që jemi në këtë paradë dhe jemi jashtëzakonisht krenarë.“
Jemi nga Palermo. Kemi ardhur vetëm për festën e 28 Nëntorit në Shqipëri. Jemi shumë krenarë që vijmë për të prezantuar një pjesë të traditës sonë shqiptare në Siçili. Jemi shumë krenarë që përfaqësojmë sot një traditë kaq të bukur”, tha Ilaria Parrino, Miss Arbëreshë 2004.
Qytetarët e pranishëm uruan të gjithë shqiptarët në këtë ditë të shënuar.
Në mbyllje të paradës u zhvillua dhe ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar në Sheshin Skënderbej./vizionplus.tv





