Mbi 2000 motoristë krijuan një atmosferë elektrizuese në Shijak, në një festë që tejkaloi kufijtë e pasionit për motorët.
Parada e motorëve, që nisi nga Shijaku dhe vijoi drejt qytetit të Durrësit, mblodhi pjesëmarrës nga e gjithë Evropa dhe madje edhe nga Amerika e largët, duke e kthyer ngjarjen në një spektakël ndërkombëtar.
Ky është viti i katërt radhazi që organizohet eventi “Motor Fest”, ku për dy vitet e fundit mikpritëse ka qenë Bashkia e Shijakut.
Pas paradës spektakolare, festa vazhdoi me ritmet e një koncerti, ku performuan emra të njohur të artit shqiptar.
Atmosfera u pasurua edhe më tej nga performanca energjike e trupës së Asamblit Rinor Shijak, që solli një ngjyrë të veçantë në qendër të qytetit.
/vizionplus.tv





