E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Para dhe 1 arkë me peshk për një vend pune/ Ish-zv.ministrja e Brendshme mbërrin në GJKKO

Ish-zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda, do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë.

 

Ajo ndodhet në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet se ka përfituar shpërblime monetare për të punësuar shtetasen Florida Beun si punonjëse në shërbimin civil.

 

Reklamë

Nga hetimet ka rezultuar, se ish-zv.ministrja ka zhvilluar një takim me Florida Beun dhe ndërmejtësen Majlinda Hasani në ambientet e Ministrisë së Brendshme, ku i ka dalë garant për ta futur në punë si specialiste kundrejt shumës 1000 euro.

 

Krahas parave, Florida Beu dyshohet se i ka bërë dhuratë Vodos dhe një arkë me peshk dhe një celular.

Më shumë video

Reklamë