Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 December 2025
Vizion fokus

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj:...

“Veliaj nuk del nga burgu”, avokati: Ja çështja tjetër...

Shpërthim me tritol në Shkodër

Skandali i “Bankers”/ Sefa: Dëmi shkon deri në 546...

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të papaguara...

Pse nafta shitet kaq shtrenjtë në Shqipëri? Eksperti flet...

Avokati: Bankers është vjedhja më e madhe në historinë...

Denoncimi i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra...

Para apo pas ushqimit, kur duhen konsumuar frutat

28 Gusht 15:58

Në shumicën e familjeve shqiptare, ngrënia e frutave pas ushqimit është thuajse një traditë që zbatohet me përpikmëri.

Ka shumë prej tyre që preferojnë frutat pas drekës apo darkës, ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se fruti teknikisht nuk është një ëmbëlsirë, ndaj duhet ngrënë përpara ushqimit.

Ka disa të tjerë që i preferojnë frutat në drekë, e disa në mëngjes.

Kur vjen puna tek frutat, koha e ngrënies së tyre është e një rëndësie thelbësore për marrjen e ushqyesve dhe vitaminave.

Ngrënia e frutave në drekë

Prindërit na kanë mësuar se ëmbëlsirat hahen në fund të ushqimit dhe jo në fillim.

Por shumë njerëz besojnë se për të shmangur problemet me tretjen, e mira e të mirave është që frutat dhe ëmbëlsirat të hahen përpara ushqimit, sepse përpos të tjerave do të ndiheni më të ngopur.

Kjo është e vërtetë. Nëse zgjidhni të hani fruta pas drekës, atëherë duhet të dini që do të shtoni dozën e kalorive.

Kjo nuk ju vjen në ndihmë nëse po përpiqeni të bini në peshë.

Nga pikëpamja ushqimore, ngrënia e frutave në drekë, nuk ju ndihmon aspak të humbni kilogramët e tepërt. E njëjta gjë vlen edhe për gjatë ditës.

Frutat përshpejtojnë metabolizmin, por kjo ndodh vetëm nëse jeni aktivë.

Nëse qëndroni shtrirë në divan ose në shtrat, metabolizmi punon ngadalë, pavarësisht sasisë së frutave që ju konsumoni.

Me gjasë, shumica e njerëzve konsumojnë vetëm një frut pas ushqimit, duke e konsideruar atë si ëmbëlsirë.

Darka është periudha më e keqe për të ngrënë fruta.

Shumica e ushqyesve humbasin gjatë tretjes dhe si pasojë e fermentimit të sheqernave. Ja përse disa njerëz ndihen keq kur hanë fruta pas darkës.

Edhe ngrënia e frutave sa herë të dëshironi gjatë ditës, nuk është e këshillueshme. Frutat përmbajnë fruktozë të cilën trupi e kthen në glukozë dhe energji.

Nëse nuk e harxhoni energjinë, atëherë do të vuani pasojat e kilogramëve të tepërt.

Përse frutat janë një zgjedhje e mirë në vend të ëmbëlsirës:

Ato janë të shëndetshme dhe të pasura me ushqyes (në rastet kur nuk e teproni)

Ato janë të pasura me vitamina, ushqyes dhe minerale

Ato pakësojnë rrezikun e sëmundjeve kronike

Ju ndihmojnë të mbani një peshë të shëndetshme

Janë një alternativë më e shëndetshme në krahasim me ëmbëlsirat që përmbajnë sheqerna të rafinuar

Ato ju ngopin por jo duke e tepruar

Disavantazhet:

Duke qenë se shumica e frutave përmbajnë sheqer, niveli i tij në gjak do të jetë shumë i lartë dhe ky është problem për ata që vuajnë nga diabeti.

Ato nuk mund t’ju ndihmojnë të humbisni në peshë, nëse ushqimet i zëvëndësoni me fibra.

Kur është koha më e mirë për të ngrënë fruta?

Frutat duhen ngrënë në mëngjes

Nëse hani fruta në mëngjes, do të pajiseni me një dozë të shëndetshme energjie natyrale. Metabolizmi funksionon shumë mirë deri në drekë.

Nëse hani një mollë, portokall, luleshtrydhe apo dardhë në mëngjes (bashkë me ushqime të tjera të shëndetshme sigurisht) do të digjni më shumë kalori se në rastin e të pirit vetëm një filxhan kafeje.

Por frutat mund t’i hani edhe gjatë pasdites, atëherë kur ju bien bateritë dhe keni sërish shumë punë për të bërë ose për të shkuar në palestër.

Frutat janë një përbërës thelbësor i një regjimi të shëndetshëm ushqimor, për sa kohë i hani në kohën e duhur. Çdo gjë varet nga organizmi dhe sasia e frutave që konsumoni.

Nëse dëshironi të konsumoni disa kokrra rrush në mbrëmje, nuk ka arsye për t’u shqetësuar por shmangni alternativat më të rënda për stomakun siç është banania.

Rregulli bazë është:

Mos hani fruta të rënda pas darkës

Hani fruta në mëngjes

Hani fruta gjatë pasdites

Këshilla e fundit por jo për nga rëndësia: Mos përzieni fruta të ndryshme në një pjatë. Konsumoni vetëm një frut të caktuar dhe zgjidhni gjithmonë alternativa të freskëta dhe organike.

Posted Under:
Anash Lifestyle
Tagged:
fruta Ushqim

Nga e njëjta kategori

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se Sali Berisha

më shumë...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14 vite kanë 11 humbje dhe prapë rrinë të njëjtët njerëz

më shumë...

Gara për kreun e ri të SPAK, avokati: Kandidatë shumë të mirë! Dumani, mit i krijuar nga ne shqiptarët e uritur për pak pandëshkueshmëri

më shumë...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën lart. Karaj: Kujto seancën e Veliajt, nuk flet një prokuror ashtu

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Nipi i Nehat Kullës hidhet nga ura 160 metër e lartë në Klos...
  • Nipi i tij u hodh sot nga ura në Rrugën e Arbrit! Kush ishte...
  • Rrëzohet avioni ushtarak, humb jetën i gjithë ekuipazhi
  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • “Kam 15 vite pa televizor në shtëpi”, gazetarja tregon arsye...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.