E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Paqe në derbin e Italisë/ Lautaro i përgjigjet Vlahoviçit, Inter mbetet dy pikë para

Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit prodhoi vetëm një barazim 1 me 1 që e la të pandryshuar situatën në krye të renditjes në kampionatin italian.

 

Reklamë

Pas këtij barazimi, Inter vijon të kryesojë me 32 pikë, dy më shumë sesa skuadra barë e zi, dueli i Torinos i transmetuar në Tring përveç emocioneve që prodhuan dy golat e shpejtë në secilën portë në pjesën e parë, ishte një klasike, e cila u luajt me shumë kujdes dhe pa raste të pastra për shënim.

 

Reklamë

Të zotët e shtëpisë kaluan në avantazh në minutën e 27 me anë të Dushan Vlahoviç. Mirëpo entuziazmi i avantazhit bardhë e zi zgjati vetëm 4 minuta. Lautaro Martines iu përgjigj serbit me një gol të bukur dhe riktheu ekuilibrat në Torino.

 

Pas golit të zikaltërve, nuk pati më raste të pastra për shënim deri në përfundim të pjesës së parë. Edhe pjesa e dytë nisi e njëjtë, me skuadrat që u treguan të kujdesshme duke mos lënë hapësira. Megjithatë Interi humbi shansin më ideal për të kaluar në avantazh përmes një rasti të Turam.

 

Juventus provoi të ishte më shumë kërcënuese përmes kundërsulmeve të Kiezës dhe Vlahoviç, por nuk mundi dot të shënojë. Në fund ishte Kuadrado që provoi të shënonte në portën e ish-skuadrës së tij, por asgjë nuk ndryshoi. Juventus dështoi të parakalonte Interin në renditje, ndonëse lufta për kreu mbetet e ashpër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë