Sfidat e radhës se 1 te 8-ve te Uefa Champions League, kane rikthyer serish ne platformën Tring emocionet e futbollit me te bukur te klubeve ne Europe. Takimi i pare i supersfides Çelsi-Barcelona nuk prodhoi fitues.

 

Rezultati final 1 me 1 e ka lënë te hapur çështjen e kualifikimit për sfidën kthimit qe do te luhet ne kampnou. Megjithatë Barcelona dominoi si gjithnjë ne mbajtjen e topit, skuadra vendase zhvilloi një loje te shkëlqyer ne planin mbrojtës duke i dhënë shume pak shanse katalanasve ne pjesën e pare. Jo vetëm  kaq por londinezet ishin te pafat sepse goditen dy here shtyllën  me ane te brazilianit William, pas dy gjuajtjeve nga jashtë zone. Një tjetër episod ne fund te pjesës se pare, Hazard goditi mbi tranverse.

 

Pak a shume e njëjta pamje edhe ne pjesën e dyte por  këtë here me një ndryshim. Braziliani William ne tentativën e tij te trete nga distanca arriti te mposhte portierin Ter Shtegen duke kaluar Çelsin ne avantazh ne minutën e 62. Muri i skuadrës se Kontes u rrezua ne minutën e 75 kur pas një vendosje te gabuar te mbrojtjes, Iniesta pasoi për Messin i cili barazoi shifrat duke goditur sakte me te majtën. Për argjentinasin ky ishte goli i pare ne karriere kundër Çelsit ne UEFA Champions League. Deri ne fund tentativat ne te dy portat ishin te pakta dhe sfida u mbyll ne barazim 1 me 1.

 

Krejtësisht histori tjetër ne Gjermani aty ku Bayern hipotekoi kualifikimin ne çerekfinale qe ne ndeshjen e pare duke mundur 5 me 0 Beshiktash.

 

Dalja me karton te kuq e kroatit Damagoi Vida qe ne minutën e 16, i prishi shume pune ekipit mik, ndërsa gjermanet  pas disa rastesh ia dolën te zhbllokonin rezultatin ne fund te pjesës se pare me ane te Tomas Myler. Bavarezet e kthyen ne feste pjesën e dyte duke shënuar plot 4 here te tjera, fillimisht me Koman, pastaj Myler dhe ne fund dobieta e polakut Levandovski.

 

Bayern shkon kështu i qete ne sfidën e kthimit ne Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *