Nëse të shtunat tuaja janë kthyer në monotone dhe ju ka munguar e qeshura, trupa e aktorëve të “Papare najt” ka menduar për ju.
Spektakli më i ri i humorit në televizionin “Vizion Plus” nis sonte në mbrëmje rrugëtimin e tij për të trokitur në çdo derë të shqiptarëve, me humorin fin, batutat e përzgjedhura të gërshetuara me ngjarjet më pikante të aktualitettit të përditshëm.
Lexo edhe :
Ky show i ideuar dhe moderuar nga mjeshtri i madh i humorit Agron Llakaj do të kthejë edhe njëherë në ekran akorët e mirënjohur Xhevahir Zeneli, Xhejn Fama, Ori Bici, Genc Lleshi, Kejda Çupi, Delian Topulli dhe Ersiljano Xhemollari.
Dhe sigurisht aty ku ka humor nuk mund të mungojë dhe ikona Behar Mera, i cili rikthehet për të dhuruar të qeshura dhe emocione të bukura.
“Papare najt” vjen si një prodhim që premton shumë, duke goditur fenomenet në mënyrën më të bukur artistike, e duke përcjellë përmes humorit mesazhe.
Karaktere të shumta do të interpretohen nga trupa e aktorëve, një pjesë e të cilëve do të prezantohen për herë të parë sonte në mbrëmje.
Duke nisur nga kjo e shtunë në orën 21:00 “Papare najt” do të bëjë bashkë të gjithë familjen në ekranin e televizionit kombëtar “Vizion Plus”.






