E martë, 3 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 orë më parë
Bota

Papa në Mosul, lutet për viktimat e luftës në rrënojat e kishave

Para Françesku vizitoi një nga qytetetet me të shkatërruara të Irakut, Mosul ku takoi banorët myslimanë dhe të krishterë. Ati i Shenjte në veri të Irakut vizitoi Sheshin e Kishës ku u lut në gërmadhat e kishave për viktimat e luftës me grupin ekstremist  Shteti Islamik

 

Para Françesku  tha se eksodi i të krishterëve nga Iraku dhe Lindja e Mesme i bën dëm të pallogaritshëm jo vetëm individëve dhe komuniteteve në fjalë, por edhe shoqërisë që ata lënë pas.  Më vonë ati i shenjte do të vizitoje meshën në Irbil, ku do te jene te pranishem rreth 10,000 pjesëmarrës.

 

Reklamë

Qyteti i Vjetër i Mosulit është shtëpia e kishave dhe xhamive antike që u shkatërruan në vitin 2017 gjatë betejës së përgjakshme nga forcat Irakiane dhe një koalicion ushtarak ndërkombëtar për të dëbuar Shtetin Islamik.

 

Korrupsioni dhe përleshjet mes politikanëve Irakianë akoma ngadalësojnë përpjekjet për të rindërtuar Mosulin dhe pjesë të mëdha të qytetit mbeten të rrënuara.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë