E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Papa mban meshën “Urbi et Orbi” mes 55 mijë luleve: Pashkët, fillese e botës së re

Pashkët janë festa me e madhe e të krishterëve në mbarë botën. Çdo vit mblidhen në Vatikan me qindra mijëra besimtarë për të festuar ringjalljen e Krishtit.

Papa Françesku mbajti fjalimin e tij tradicional me rastin e Pashkëve “Urbi et Orbi”, në sheshin qendror, të stolisur këtë vit me 55.000 lule.

Reklamë

PAPA FRANÇESKU

Ky mesazh i drejtohet çdo njeriu e mbarë botës. Ngjallja e Krishtit është zanafillë e jetës së re për çdo burrë e çdo grua, sepse përtëritja e vërtetë nis gjithnjë nga zemra, nga ndërgjegjja. Por Pashkët janë edhe fillesë e botës së re, të çliruar nga skllavëria e mëkatit dhe e vdekjes: bota, më në fund, hapet për Mbretërinë e Zotit, Mbretëri e dashurisë, e paqes, e vëllazërimit! Ndërsa është çasti ta përsërisim angazhimin për një rrugëzgjidhje politike, që t’u përgjigjet aspiratave të drejta për liri, paqe, drejtësi, t’i bëjë ballë krizës humanitare e të favorizojë rikthimin e sigurt të të shpërngulurve.

          

Papa  i prekur thellësisht, kujtoi, në përfundim të bekimit Urbi et Orbi,  Romes e Botës, nga Lozha qendrore e Bazilikës së Vatikanit atentatet kundër kishave dhe hoteleve në Sri Lanka, me pasojë qindra të vdekur e të plagosur.

Mbrëmë, në Bazilikën e Vatikanit, Papa kryesoi kremtimin e Natës së Madhe të Pashkëve. Ati i Shenjtë e dha mesazhin e tij për njerëzimin.

“Mëkat do të thotë të kërkosh jetën mes të vdekurve, të gjesh kuptimin e jetës në gjerat që janë të përkohshme.”

Papa Françesku u ka bërë thirrje besimtarëve të krishterë që të mos humbin shpresën.

Njeriu nuk duhet të shikojë vetëm problemet, sepse ato nuk do të përfundojnë kurrë, përfundoi ai.

Më shumë video

Reklamë