E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Papa Françesku: Zoti i ndihmoftë krerët e shteteve, puna e tyre nuk është e lehtë

Papa Françesku përcolli një mesazh për politikanët në këtë kohë krize për mbarë botën.

Ai u lut për ta që të kenë forcë të kapërcejnë pandeminë. Sipas Papës, puna e tyre nuk është e lehtë dhe në këto kohë, ata bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, pavarësisht ndasive.

“Ne lutemi sot për pushtetarët, të cilët kanë përgjegjësi të kujdesen për popujt e tyre në këto momente krize. Krerët e shteteve, kryeministrat, ligjvënësit, kryetarët e bashkive, Zoti i ndihmoftë dhe t’u japë forcë sepse puna e tyre nuk është e lehtë. Kur ka dallime, ata e kuptojnë se në kohë krize duhet të jenë shumë të bashkuar për të mirën e njerëzve.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë