Papa Françesku i ka bërë thirrjë Rusisë që t’i rikthehet marrëveshjes së grurit, disa kohë pasi presidenti rus, Vladimir Putin vendosi të mos rinovonte kontratën. Papa Françesku kërkoi reflektim nga ana Rusisë në emrin e të gjithë të varfërve që vuajnë nga pengimi i eksportit të grurit ukrainas.

 

“Le të mos ndalemi të lutemi për Ukrainën e torturuar, ku lufta shkatërron gjithçka, madje edhe drithin. Ky është një ofendim i rëndë për Zotin, sepse gruri është një dhuratë prej tij për të ushqyer njerëzimin dhe klithma e miliona vëllezërve të uritur dhe motrave, ngjiten në parajsë”, tha Papa. “U bëj thirrje vëllezërve të mi, autoriteteve të Federatës Ruse, në mënyrë që nisma e Detit të Zi të rifillojë dhe drithërat të transportohen të sigurt.”

 

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara në korrik 2022, i kishte lejuar Ukrainës të eksportonte grurë përmes detit, me anije që anashkalonin një bllokadë ruse të porteve të vendit të Detit të Zi dhe lundronin në një kalim të sigurt përmes rrugës ujore drejt ngushticës së Bosforit të Turqisë duke arritur përfundimisht në tregjet globale.

 

Rusia u tërhoq nga marrëveshja më 17 korrik, me argumentin se po pengohej të eksportonte siç duhet ushqimin e saj. Presidenti rus Vladimir Putin tha se objektivi kryesor i marrëveshjes, furnizimi me grurë për vendet në nevojë, nuk ishte realizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *