Për të dytin vit radhazi, festa e Pashkës nuk është festuar në mënyrën tradicionale për shkak të kufizimeve të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

 

Në sheshin Shen Pjeter në Vatikan, mesha e shenjtë është mbajtur sipas masave anti-Covid dhe me pjesëmarrje të vogel të besimtarëve.

 

Në mesazhin e tij tradicional, Urbi et Orbi, papa Françesku i kërkoi shteteve të pasura të ndihmojnë në shpërndarjen e vaksinave tek vendet e varfëra për të luftuar krizën e pandemisë.

 

“Në një frymë të përgjegjësisë globale, unë nxis të gjithë bashkësinë ndërkombëtare për një angazhim të përbashkët për të kapërcyer vonesat në shpërndarjen e tyre dhe për të lehtësuar ndarjen e tyre, veçanërisht me vendet më të varfra. Të gjithë, veçanërisht më të prekshmit, kanë nevojë për ndihmë dhe kanë të drejtë të kenë qasje në kujdesin e nevojshëm. Pandemia ende po përhapet, ndërsa kriza sociale dhe ekonomike mbetet e rëndë, veçanërisht për të varfërit.”

 

I ati i shenjtë bëri thirrje edhe për paqe në vendet e përfshira nga konfliktet, të cilat po cenojnë demokracinë.

 

“Sidoqoftë – dhe kjo është skandaloze – konfliktet e armatosura nuk kanë përfunduar dhe arsenalet ushtarake janë duke u forcuar. Ka ende shumë luftëra dhe shumë dhunë në botë! Zoti, i cili është paqja jonë, na ndihmoftë të kapërcejmë mentalitetin e luftës. Jepni atyre që janë në konflikte, të kthehen të sigurt te familjet e tyre dhe të frymëzojnë sundimtarët në të gjithë botën për të frenuar garën për armë të reja.”

 

Afro 200 besimtarë morën pjesë në ritualin e ringjalljes së Krishtit në Vatikan.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *