E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Papa Françesku: Në Gaza kemi një luftë të dy të papërgjegjshmëve

Papa Françesku e konsideroi situatën në Gaza si një luftë nga dy persona të papërgjegjshëm. Në një intervistë për një television zvicerian ai tha se çdo ditë interesohet për civilët e pafajshëm në Gaza.

“Çdo ditë, në orën 19, telefonoj famullinë katolike në Gaza. Gjashtëqind njerëz jetojnë atje dhe tregojnë atë që shohin: është një luftë”, tha Papa Françesku.

Reklamë

Duke iu referuar situatës në Lindjen e Mesme, Papa shtoi: “Në luftë ka dy palë ndërluftuese, jo një. Të papërgjegjshëm janë ata dy që zihen. Dhe nuk është vetëm lufta ushtarake, por edhe lufta guerile, si të thuash, e Hamasit, një lëvizje që nuk përbëhet nga një ushtri. Kjo është diçka e shëmtuar”.

Ai shtoi se të gjitha luftërat e përjetuara përfundojnë me një marrëveshje, duke bërë kështu thirrje për negociata./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë