Bota
Papa Françesku emëron gruan e parë në një post të lartë të Vatikanit

Papa Françesku ka emëruar për herë të parë një grua në krye të divizionit administrativ të Vatikanit.
Motër Raffaella Petrini është emëruar sekretare e përgjithshme e administratës, posti i dytë më i lartë në guvernatoriat.
52-vjeçarja ka si detyrë mbikëqyrjen e muzeve të Vatikanit dhe shërbime të tjera shtetërore të tij, si zyrën e thesarit dhe pullave.
Françesku, 84 vjeç, ka thënë se dëshiron që gratë të luajnë një rol më të madh në Kishën Katolike Romake.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




