E martë, 17 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Papa emëron Arqipeshkvin e Shkodrës, Giovanni Peragine zëvendëson Angelo Masafrën

Giovanni Peragine, është arqipeshkvi i ri i Shkodër – Pultit.

Me dekret të Papa Françeskut, nga kjo e mërkurë ai mori drejtimin e kishës katolike të veriut, duke zëvendësuar Angelo Massafrën, i cili mbylli shërbimin 31-vjeçar në Shqipëri.

Giovanni Peragine mbërriti si misionar në Shqipëri në vitin 1998, ku shërbeu në famullinë e Shën Nikollit në Milot.

Në vitin 2017 ishte emëruar nga Papa Françesku administratori apostolik i Shqipërisë së jugut. Aktualisht është Sekretar i Përgjithshëm i konferencës Ipeshkvnore shqiptare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë