Nuk ka paqe per Paolo Dibala, i cili nuk po kalon momentin me te mire me fanellën e Juventus. Pas tre pankinave radhazi ne kampionat qe është nje sinjal qe diçka nuk shkon, tashme zërat e merkatos jane shtuar per nje largim te mundshëm nga zonja e vjetër.

 

Duket se njeriu qe po monitoron situatën është Hoze Murinjo qe kërkon te përfitoje nga nje ftohtësi mes klubit dhe argjentinasit, ndërsa ne Angli duket se ka filluar studimi i terrenit per t’i rrëmbyer bardhezinjeve Dibalen. Sipas Deil Star, Manchester United është ne pol per te marre shërbimet e La Joya. Ne fund te sezonit bën te ditur prestigjiozja britanike janë bere gati 70 milionë euro, nje shifër qe ndoshta nuk është shume e madhe per nje futbollist te tille, por gjithsesi djajtë e kuq ndjehen te sigurt se ky operacion do te behet.

 

Figura kyçe ne kete çështje është Javier Ribalta, i cili nga kreu i skauteve te Juventus ka kaluar te Mancheter United, ndërsa raportet direkte do te lehtësonin shume kete operacion. Janë dy klube qe kane nje raport fantastik pas kalimit te Pogba ne ishull, nje tjetër fakt qe ben te besohet se e ardhmja e numrit 10 te Juventus nuk është Real dhe Barcelona, por Premier League.

 

Janë keto zerat me te fundit te merkatos qe mund te destabilizojnë akoma dhe me shume lojtarin, ndërkohe qe tekniku Alegri ka nevoje te rikuperoje argjentinasit sa me shpejt ne ndihme te skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *