E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Panucci për Spanjën dhe Italinë: Dua 11 luanë në fushë

Ne prag te sfidave te fundit te eliminatoreve kundër Italisë dhe Spanjës, tekniku italian Panucci ka kërkuar te karikoje skuadrën, duke deklaruar se pavarësisht dy skuadrave te forta, këto kane shume rendësi per imazhin e Shqipërisë. Trajneri ka shpjeguar zgjedhjet e tij per afrimet ne skuadër, kjo edhe i ndikuar nga mungesat e mëdha si Mavraj, Roshi e Kukeli, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe debatin e lënë prapa per Xhaken dhe Cikalleshin.

 

“Dua 11 luanë ne fushe. Ne këto dy ndeshje duhet te luajmë plot krenari dhe dëshirë. Nuk kam thëne qe nuk do t’i grumbulloj Xhaken dhe Cikalleshin. I pari ka kërkuar disa here falje, ndërsa te dytin e penalizova per oraret. Janë dy lojtare shume te mire dhe shpresoj te kontribuojnë ne skuadër. Ende nuk e kam vendosur formacionin titullar, por do te luajnë vetëm ata qe kane dëshirë gjate këtyre tre ditëve. Per këto ndeshje është me e lehte për t’u përgatitur, sepse mendoj se per nje lojtar ne karriere, nuk është i rëndësishëm përfitimi ekonomik, por ato qe bën gjate karrierës. Uroj qe lojtaret e mi te kene dëshirën te ndryshojnë historinë”.

 

Reklamë

Por kush është ndeshja me e rëndësishme sipas italianit Panucci, ajo kundër atdheut te tij, apo kundër Spanjës.

 

“Te dyja sepse mund te japin prestigj. Kundër Italisë është nje ndeshje qe e gjithë Shqipëria e pret me padurim. Natyrisht ndeshja me Italinë me emocionon ashtu si dhe ajo me Spanjën, ku kam kaluar etapën me te bukur ne karriere. Megjithatë, personalisht me intereson vetëm Shqipëria, jam i fiksuar te suksesi i ekipit kombëtar.”

 

Panucci ka hedhur poshtë edhe mundësitë qe te afrohen nga mungesat e Spanjes, pasi kundërshtari ka aq lojtare sa mund t’i mbuloje 3-4 mungesa. Gjithësi ne futboll gjithçka mund te ndodh nëse ke edhe fatin me vete.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë