E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Sport

Panucci: Nxora mësime nga ndeshja

Vetëm disa ore pas humbjes ne miqësoren me Norvegjinë, tekniku Panucci është detyruar te beje një tjetër dalje përpara medias për te treguar se ka nxjerre shume mësime nga kjo ndeshje. Numri një i pankinës shqiptare ka përforcuar faktin se ishte ne te drejtën e tij për te bere shume eksperimente  dhe për te provuar shume lojtare te rinj. Humbja ishte një leksion i mire ndërkohë qe ana fizike ishte aspekti me i dobët i kuqezinjve.

 

“Më mësoi më shumë kjo humbje sesa fitorja në Turqi, kuptova se si janë disa gjëra. Nuk më pëlqen të  MOS fitoj, shpresoj të jenë edhe lojtarët njëlloj si unë, që nuk fle pasi humb. Më mësoi shumë kjo ndeshje”. Situata më shqetëson, janë shumë lojtarë që nuk luajnë, me ekipe në situatë të vështirë. Dua që të nxjerrin karakterin e dëshirën, pasi nëse nuk luajnë me ekipin e tyre, do jetë e vështirë dhe do të kenë probleme në Kombëtare Por kur Ajeti, Mavraj dhe Sadiku nuk luajnë, Roshi sapo ka filluar dhe nuk është në formën e Turqisë. Unë mendova që të mbuloja më shumë dyshen e qendrës që ka probleme”.

 

Reklamë

Gjithsesi edhe pse pritet te beje ndryshime ne skuadër , italiani ka deklaruar se nuk do te tërhiqet prapa qofte edhe ne skemën 4-3-3 pasi është një njeri qe nuk i pëlqen te dështojë.

 

“Do të vazhdojmë të luajmë futboll. Ishim superior në mbajtje topi dje por ka pak vlerë, ishin më skuadër, në praktikë. Kam ide dhe nuk kthehem mbrapa. Mund të luajmë 4-3-3, do të shohim në vazhdim idetë.  E dinim rrezikun, po të ishte një eliminatore, nuk do të luanim kurrë kështu. Jo se nuk mund të luajmë kështu. Nuk dua të kërkoj justifikime. Fajin e marr përsipër unë”.

 

Shqipëria pritet te grumbullohet ne 26 maj ne Zvicër aty ku pas tre ditësh do te zhvilloje një ndeshje miqësore edhe pse nga federata për momentin nuk është bere i ditur kundërshtari i radhës. Ne datën 2 qershor kuqezinjtë do te zhvillojnë një tjetër miqësore këtë here kundër Ukrainës se Andri Shevçenkos.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë