Shqipëria zhvilloi stërvitjen e fundit në stadiumin “Jose Rico Perez” e Alikantes përpara se të zbresë në fushë këtë të premte në sfidën e parafundit eliminatore të grupit G të vlefshme për kupën e botës. Në konferencën për shtyp para kësaj përballje tepër impenjative kundër një prej kombëtareve më të forta në botë, trajneri Panuci tha se nuk ka ndonjë emocion të veçante nga kjo sfide, ku pret nga ekipi një paraqitje pozitive nga lojtarët qe do të hedhe në fushë.
“Pritshmerite tona janë që të luajmë një ndeshje serioze. Spanja ka një ekip të madhe, por ne do të bëjmë maksimumin që ta bezdisim e ta vejmë në vështirësi rivalin tone. Të shohim pastaj në fund se çfarë mund të marrim. Këtu kam luajtur gati 20 vite më parë si lojtar me Realin. Tani Nuk kam asnjë emocion të veçantë. Gjeja kryesore për mua janë lojtarët e mi, në mënyre që të përpiqemi të bëjmë një lojë të mirë. Përveç kësaj nuk kam asnjë emocion të veçante. Kjo është një ndeshje që do e shohë e gjithë bota dhe lojtarët duhet të jenë të motivuar. Të luajnë më dëshirë.”
I pyetur në lidhje me ndryshimet në përgatitjet e kombëtares në raport me takimin e parë të luajtur ne Shqipëri, ku u mundëm 2 me 0, Panuci sqaroi se është jetike te luhet me përqendrim maksimal, edhe pse shumë gjëra sipas tij varen nga vetë Spanja.
“Çdo trajner ka mënyrën e vet, por e rëndësishme është të luajmë më mirë. Me një ekip si Spanja duhet të jesh i impenjuar 95 minuta, pasi nëse humb mendjen 1 minutë mund ta pësosh. Kemi tre mungesa, por gjithsesi mund të them që do të luajmë më tre mesfushorë. Ne do përpiqemi të luajmë me kurajo, Spanja është një ekip që nuk të le të luash, të mbyll në portë, por ne do përpiqemi që ta ngacmojmë me kundërsulme, edhe pse nuk varet vetëm nga ne.”
Trajneri i kombëtares nuk iu shmang pyetjeve në lidhje me Pike, i sulmuar nga tifozët spanjollë për faktin se kërkoi pavarësinë e Katalonjës. Panucci që njeh mirë ambientin spanjoll tha se mbrojtësi i Barcelonës është një lojtar më shumë personalitet dhe karakter, por pjesa politike është një çështje që nuk i takon. Ai gjithashtu tha se Shqipëria luan për vetë, për të bërë histori dhe jo për ti bërë favorite Italisë. Në konference megjithëse ishte në krah të Panucit, kapiteni Agolli foli vetëm pak sekonda duke pohuar se skuadra duhet te ketë më shumë besim përballe Spanjës në raport me takimin e parë të luajtur ne Shkodër. Megjithëse kishte dilema, Agolli, Berisha dhe Hysaj janë rikuperuar për këtë sfide dhe do jene ne dispozicion të Panuccit, i cili ka zgjedhur që mesin ne fushës t’ia besojë dyshes se rikthyer Kace dhe Xhaka, ndërsa në sulm Sadiku është i padiskutueshëm aq më tepër që Cikalleshi u dëmtua. Të tjerë mungesa me peshe do të jenë edhe Mavraj, Roshi dhe Kukeli.





