Tekniku i kombëtares Panucci i ka përshkruar dy takimet e para debutese ne drejtim te kuqezinjve, si te kënaqshme edhe pse sipas tij, kondicioni i disa lojtareve ne kete fillim te sezonit, nuk ishte ne nivelin e duhur. Ne konferencën per shtyp, italiani ka bere një analize te ndeshjeve kundër Lihtenshteinit dhe Maqedonisë, duke  treguar edhe planet per te ardhmen.

 

“Mendoj se është një grup i jashtëzakonshëm, djem qe e ndjejnë thellësisht qe janë Shqipëria. Punojnë me seriozitet se është profesion dhe kur punohet, duhet te jesh i tille. Jemi te ndërgjegjshëm se i japim humorin Shqipërisë sepse kur ajo fiton te gjithë janë te lumtur nëse jo te nesërmen ka nje buzëqeshje me pak.”

 

Ndërkohë Panucci u ndal edhe te përjashtimi i Cikalleshit, duke theksuar se duhet te ketë respekt te rregullave dhe fanellës se kombëtares.

 

“Pa respekt te orareve dhe vendimeve te Federatës, atëherë kthehet ne cirk siç ka ndodhur me ndonjë lojtar. Unë nuk dua që ndokush të ndjehet më i aftë se të tjerët, më pak, apo te beje çfarë te doje. Për ta kuptuar, kombëtarja nuk është vend pune që kërkon një ditë leje për të ardhur të nesërmen, se në botë të gjithë kanë pasur kontrata të rëndësishme edhe falë Shqipërisë, sidomos falë Shqipërisë.”

 

Numri nje i pankines se kuqezinjve ka beret e ditur se nuk do te ndalet vetëm te afrimi i tre lojtareve si ne rastin e Ahmedit Memolles dhe Balliut, pasi ka ne program nje liste me emra futbollistesh shqiptare ne Europe qe pritet t’i vëzhgojë se shpejti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *